EFIKASITETI DHE INOVACIONI NË EVROPËN QENDRORE DHE LINDORE, SHOQËRITË TAKOHEN NË BUDAPEST.

ALBAUTOR ishte ndër 30 shoqëritë e të drejtave të autorit që u mblodhën në Hungari më 16 dhe 17 nëntor 2017 për një seminar mbi risitë në menaxhimin kolektiv, të organizuar nga CISAC dhe zyra rajonale e BIEM-it. Shumica e shoqërive në Evropën Qendrore dhe Lindore po eksplorojnë risi për të rritur efikasitetin, pavarësisht nga madhësia e vogël e shoqërive të caktuara dhe sfidat për licencimin. Megjithatë, ende ekziston një mungesë e iniciativave të përbashkëta rajonale ose multi-shoqërore për të ulur kostot operacionale dhe për të ndarë praktikat më të mira.

Programi u përqëndrua në tri fusha kryesore: strategjinë e biznesit, aplikacionet praktike të zgjuara për licencimin, përpunimin e të dhënave dhe shpërndarjes, si dhe zgjidhje të plota të softuerit. Drejtori i CISAC-it për Standardet dhe Rregullat e Biznesit Z. Sylvain Piat detajoi projektet e teknologjisë së Konfederatës. Lidhur me dixhitalin, drejtori i ARTISJUS-it Z. András Szinger foli për mënyrën se si mjedisi ka evoluar nga monopolet territoriale në një mjedis konkurrues në vitet e fundit. Kjo ka çuar në shfaqjen e HUB-s (shpërndarësve), duke ndryshuar në mënyrë dinamike modelet e biznesit të përmbajtjes, ekonominë e ndarjes dhe licencimin në internet.

Panelet hetuan zgjidhje praktike të zbatuara nga ARTISJUS, HDS-ZAMP, OSA, SOZA, SOKOJ, SAZAS dhe ZAPA. Këto synojnë të lehtësojnë dhe monitorojnë licencimin, si dhe të përmirësojnë informacionin, të dhënat dhe shërbimet e shpërndarjes për anëtarët. U prezantuan gjithashtu zgjidhje të plota të menaxhimit të softuerit kolektiv, veçanërisht nga AKKA-LAA. Për të dytin vit radhazi, seminari ishte i lidhur me veprimtarinë e industrisë muzikore të Budapest Showcase Hub (BUSH) me qëllim të promovimit të talenteve muzikore në zhvillim nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Përfaqësuesit e Albautor u pritën në vecanti në zyrat e Artistjus, ku u njohën më konkretisht me punën e kësaj organizate të themeluar në vitin 1907 dhe që shënon nga viti në vit rekorde ndërkombëtare në mbrojtjen e të drejtave të autorit.

Albautor